Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zemaj: Javën tjetër mund të lehtësojmë disa masa, por të ashpërsojmë disa të tjera

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se situata me pandeminë është e menaxhueshme.


Zemaj konfirmoi se pas trendit në rënie të numrit të rasteve të reja me COVID-19, pritet që këtë javë të bëhet një analizë e masave anti-COVID.

Ai tha se në bazë të analizës do të vendoset për lejimin e veprimtarive të ndryshme, por edhe të masave shtesë aty ku identifikohen se nuk po zbatohen masat.

“Në bazë të analizave të brendshme që do t’i bëjmë këtë javë me aktorët dhe profesionistët do të marrim vlerësime për ecje më tutje për lejimin e veprimtarive të ndryshme, por edhe të masave shtesë aty ku shohim se nuk po zbatohen masat dhe duhet të kemi një rishikim funksional të masave në fuqi”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Comment here