Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zemaj ka një kërkesë për prindërit dhe nxënësit para fillimit të vitit shkollor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga prindërit dhe nxënësit që të kenë kujdes të shtuar me fillimin e vitit të ri shkollor, shkruan Gazeta Metro.

Zemaj përmes një postimi në Facebook tha se respektimi i rregullave ndaj COVID-19 do të ketë sukses si në vazhdimin e mësimit, ashtu edhe për shëndetin e nxënësve.

“COVID-19 tashmë është mes nesh, duhet të kemi kujdes, duke iu përmbajtur rekomandimeve, ne duhet të vazhdojmë̈ me sukses mësimin në shkolla, të fitojmë edhe betejën kundër virusit e gjithsesi edhe betejën për dije”, ka shkruar Zemaj.

Shkrimi i plotë:

Prindër të dashur, familjarë të nxënësve,

Nesër është ditë shumë e rëndësishme për më të dashurit tanë, nxënësit. Po fillon Viti i ri shkollor.
Nga këtu, nga shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku unë fillova ditën e parë të shkollës, kërkoj nga Ju, ta shtoni kujdesin për nxënësit, fëmijët tuaj edhe në këtë fazë të ndjeshme.

Ju lus që t’i inkurajoni ata për kujdes të shtuar gjatë shkuarjes dhe ardhjes nga shkolla dhe vazhdimisht, të respektojnë rregullat për pengimin dhe luftimin e pandemisë.

Respektimi i këtyre rregullave, do të sjell vit të suksesit edhe në mësim nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe për arsimtarët.

Covid-19 tashmë është mes nesh, duhet të kemi kujdes, duke iu përmbajtur rekomandimeve, ne duhet të vazhdojmë me sukses mësimin në shkolla, të fitojmë edhe betejën kundër virusit e gjithsesi edhe betejën për dije.

Mësimdhënës të çmuar, prindër dhe nxënës të dashur, urime fillimi i Vitit të ri shkollor!./

Prindër të dashur, familjarë të nxënësve,Nesër është ditë shumë e rëndësishme për më të dashurit…

Posted by Armend Zemaj on Sunday, 13 September 2020

Comment here