Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zemaj kërkon nga Italia mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy vendeve.


Përmes një postimi në Facebook, Zemaj njoftoi se nga Italia ka kërkuar që ta ndihmojnë Kosovën duke dërguar profesionistë shëndetësorë, veçanërisht mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë.

“Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të na ndihmuar në përballje me COVID-19. E falënderova shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj në llogarinë e tij.

Me Ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando biseduam për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve,…

Posted by Armend Zemaj on Monday, August 31, 2020

Comment here