Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zemaj: Me vajzat dhe djemtë e FSK-së dhe të gjithë qytetarët do ta mposhtim virusin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot Anton Qunin, ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës me të cilin ka biseduar për mbështetjen dhe gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në luftën kundër pandemisë Covid-19.


Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me vajzat dhe djemtë e FSK-së dhe të gjithë qytetarët do të mposhtet virusi, shkruan Reporteri.net.

Postimi i Zemajt:

Me Anton Qunin, ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës/ FSK folëm për mbështetjen dhe gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Anton Quni më njoftoi se FSK-ja është në gatishmëri dhe ka kapacitete mjekësore e logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situatë.

Aktualisht është vënë në gjendje gatishmërie edhe “Batalioni i Mjekësisë” në kuadër të FSK dhe në rast se është nevoja do të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve.

E falënderova z.Qunin për bashkëpunimin tonë dhe ndihmën e FSK-së që po e ofron në këtë betejë me Covid19.

I sqarova se Ministria e Shëndetësisë do të përkrah FSK-në me pajisje përkatëse mjekësore dhe në fuqizimin e personelit mjekësor.

Me vajzat dhe djemtë e FSK-së dhe të gjithë qytetarët do ta mposhtim virusin.

Me Anton Qunin, ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës/ FSK diskutuam për mbështetjen dhe gatishmërinë e…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, August 19, 2020

Comment here