Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zemaj ndez qirinj për profesionistët shëndetësorë që humbën betejën me koronavirusin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka ndezur qirinj sonte për të nderuar profesionistët shëndetësorë që kanë humbur betejën me koronavirusin.

Ai ka shprehur ngushëllime për të gjithë profesionistët shëndetësorë që kanë humbur jetën nga ky virus, derisa atyre që janë të infektuar u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Zemaj është shprehur se “jemi krenarë me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sonte, së bashku me zyrtarët e Ministrisë, i’u bashkuam thirrjes së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë për ndezjen e qirinjve për nder të profesionistëve shëndetësorë që kanë humbur betejën me Covid-19

Ju shpreh ngushëllime profesionistëve shëndetësorë për humbjen e kolegëve, njëherësh i shpreh ngushëllime edhe familjeve të tyre për humbjen e më të dashurve.

Të gjithë profesionistëve shëndetësorë të infektuar, ju dëshiroj shërim të shpejt dhe kthim në familje dhe detyrat profesionale.

Ne jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Çdo ditë, edhe sonte, shpreh respektin tim të thellë dhe solidaritet me profesionistët shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19.

Comment here