Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zemaj: Në momente të vështira kemi pranë djemtë dhe vajzat e FSK-së

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se 12 infermierë të trajnuar nga FSK i janë bashkëngjitur sot Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.


Ai tha se kjo është dëshmi konkrete që FSK-ja sikurse edhe Batalioni i Mjekësisë në kuadër të FSK-së ka kapacitete mjekësore dhe logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situate.

Zemaj shtoi se në momente të vështirë kemi pranë djemtë dhe vajzat e FSK-së, që janë të gatshëm për t’u vënë plotësisht në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Dymbëdhjetë infermier/e të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), iu bashkëngjiten Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kjo është një dëshmi konkrete se FSK-ja sikurse edhe Batalioni i Mjekësisë në kuadër të FSK-së ka kapacitete mjekësore dhe logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situatë. Në momente të vështira kemi pranë djemtë dhe vajzat e FSK-së që janë në gatishmëri të plotë për t´u vënë plotësisht në shërbim të qytetarëve.

E falënderova Shkëlzen Sylën, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional, sikurse dhe Valbon Krasniqin, drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së.

Comment here