Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zemaj propozon formimin e një spitali për shkak gjendjës së koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhn e komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus Covid- 19,.


Zemaj përmes një postimi ë Facebook, ka thënë se është diskutuar për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve mjekësore për përballimin me situatën me COVID-19.

Ai gjithashtu tha se është propozuar që si masë e përgatitjes për valën e dytë është që të krijohet një spital me rreth 500 shtretër, e që do të vendoset në objektin e ri të Emergjencës

Zemaj tha se vlerësimi sipas të dhënave të IShKPK-së dhe ShSKUK-së, ka rënie të infektuarave me COVID-19 dhe atyre të vdekur.

“Si masa për valën e dytë jemi duke shqyrtuar rritjen e kapaciteve  mjekësore, vaksinat kundër gripit sezonal, rritja e numrit të testimeve”, tha ai.

Ai bëri të ditur se nuk pritet lirim të masave në një të ardhme të afërt,por theksoj se kërkesat e bizneseve do të shqyrtohen.

“Lirimi apo shtrëngimi i masave, presioni për të liruar veprimtaritë e reja është në rritje, si banjat, teatrot etj. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ruajmë jetën e qytetarëve dhe në ditët në vazhdim do të dalim me një vendim për këto masa”, thuhet në postim./

Comment here