Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zemaj takohet me ministrin e Arsimit: Fillimi i mësimit të organizohet në mënyrën e duhur sipas planit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së sotme është takuar me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.


Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai gjithashtu ka thënë se të gjitha vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe ministrinë e Arsimit.

“Fillimi i mësimit të organizohen në mënyrën e duhur në këto rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19, të gjitha vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në, Ministrinë e Arsimit dhe institucionet tjera relevante”, ka thënë Zemaj.

Zemaj po ashtu bëri të ditur se janë duke ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme që mësimi të nis sipas planit.

Comment here