Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zhduket një fëmijë 2 vjeçar nga Malisheva, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Mediat lokale raportojnë për humbjen e një fëmije rreth moshës 2 vjeçare, nga Tërpeza e Malishevës.


Sipas këtyre raportimeve, familja nuk di asgjë për vendndodhjen e djalit të tyre. Teksa është publikuar edhe ky numër kontaktues 045222337, për personat që kanë informacione për lokacionin e fëmijës.

Ndërsa, në grupe të ndryshme në rrjetin social në Facebook, ka nisur organizimi i vullnetarëve për kërkimin e fëmijës.

“Ftohen të gjithë vullnetarët të na bashkohen në kërkim të një fëmije të humbur nga Tërpeza e Malishevës”, thuhet në thirrjen për gjetjen e djalit rreth moshës 2 vjeç.

Kërkimet për Tianin e vogël nga Tërpeza e Malishevës jemi duke i vazhduar bashkë me vullnetarët edhe në këto orë të vona…

Posted by Mehdi Krasniqi on Friday, August 21, 2020

Comment here