Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zv.kryeministri Tahiri: Delegacioni i Kosovës është unik dhe gati për takimin me Serbinë

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Avdullah Hotin ka arritur të hënën në Uashington, ndërsa të premten do të zhvillojnë takimin në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe.


Zv.kryeministri Besnik Tahiri, sot gjatë vizitës në Ferizaj është pyetur rreth këtij takimi me ç’rast ka thënë se pret lajme pozitive.

“Takimi në Uashington ndodh në Shtëpinë e Bardhë, ndodh tek një shtet mik që ka qenë dhe vazhdon të jetë afër Kosovës dhe kombit tone. Kam qenë në kontakt me kryeminsitrin, delegacioni është unik dhe gati për këtë takim dhe shpresoj që nga ky takim të kemi lajme positive”, ka thënë Tahiri, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se kryeministri Hoti në Uashington është shoqëruar nga zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.

Shefi i ekzekutivit në Shtetet e Bashkuara ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, pasi që dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK iu janë përgjigjur negativisht ftesës së tij. 

Comment here