Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zyrtari i VV’së: E quan gënjeshtar emisarin Richard Grenell

Zyrtari i i VV’së, Boiken Abazi ka thënë se emisari Richard Grenell është gënjeshtar dhe se ai është demaskuar nga kreu i kësaj partie, Albin Kurti


Abazi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, thotë se raporti i DASH’it e konsideron Qeverinë Kurti si ajo që mori hapa kundër korrupsionit.

“Grenelli, pasi u demaskua nga Kurti dhe LVV, tha se Kurti është antiamerikan. Nëse i besojmë gënjeshtrat e Grenellit, dhe nëse hipotetikisht janë të mirëqena të dy pohimet, a i bie atëherë që të dalim në konkluzionin se ata që luftojnë korrupsionin janë antiamerikanë?”, tha ai tutje.

Postimi i plotë:

Raporti 2020 i sapo publikuar nga Departamenti i Shtetit për qeverinë Kurti, thekson se qeveria ndërmori hapa konkretë kundër korrupsionit, por që nuk i çoi deri në fund për shkak se iu ndërpre mandati. Grenelli, pasi u demaskua nga Kurti dhe LVV, tha se Kurti është antiamerikan. Nëse i besojmë gënjeshtrat e Grenellit, dhe nëse hipotetikisht janë të mirëqena të dy pohimet, a i bie atëherë që të dalim në konkluzionin se ata që luftojnë korrupsionin janë antiamerikanë?.

Comment here